Tech

Kush janë tre “vrasësit” e baterisë së celularit tuaj

15:52 - 23.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Bateritë telefonave të zgjuar nuk zgjasin përgjithmonë, dhe kjo nuk ka të bëjë direkt me fuqinë e baterisë. Ndonjëherë sa më i “sofistikuar” të jetë celulari juaj aq më shumë ‘vuan’ bateria.

Sado e fuqishme të jetë, baterisë i duhet të fuqizojë ekranet që janë gjinjë e më të mëdhenj, ndriçimin dhe të gjitha gjerat e tjera “cool” që mund të bëni me celularët tuaj të zgjuar.




Gjithsesi, ekzistojnë disa mënyrë që mund t’ju ndihmojnë që jeta e baterisë suaj të jetë më e gjatë. Më poshtë po ju radhisnim disa hapa bazikë që rrisin ndjeshëm cilësinë e baterisë:

1- Aplikacionet aktive në sfond

Në vëmendje duhet të jenë aplikacionet që dërgojnë njoftime. Nëse bateria juaj shkarkohet shumë shpejt, shkak  janë aplikacionet që ju dërgojnë njoftime.

2- Ndriçimi

Ka një ndikim të madh në jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj. Ju këshillojmë të mbani ndriçimin në “auto mode”, në mënyrë që të kurseni më shumë energji.

3- Wi-Fi

Nëse ky opsion është i aktivizuar, telefoni juaj do të mundohet të futet në rrjetin e lirë dhe do të zbrazë baterinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.