POLITIKË

PD sulmon Ramën: Ke lidhje të ngushta me Bajrajt, ju kanë përgjuar!

20:04 - 23.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demoratike ka hedhur një sërë akuzash në drejtim të Edi Ramës përmes deputetit të saj Ervin Salianji, i cili i ka shtruar disa argumenta në lidhje me raportin mes kryeministrit dhe grupit të Bajrajve në Shkodër, pjesa më e madhe e të cilës tashmë është arrestuar dhe burgosur.




Përmes një deklarate për shtyp, Salianji është shprehur se Rama e Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati janë të lidhur ngushtë me grupin në fjalë, sidomos gjatë kohësh së zgjedhjeve të përgjithshme, vitin e kaluar.

Deklarata e plotë:

Bushati nuk iu përgjigj 5 pyetjeve që i adresoi Partia Demokratike dje.

Bushati dhe Rama janë mekur sepse:

– Bushati me porosi të Ramës i ka takuar me dhjetëra herë para fushatës, gjatë fushatës dhe pas saj për t’i kthyer shërbimet grupit të Bajrajve, me emërime, tendera dhe vendosjen e shtetit në shërbim të tyre.

– Gjatë zgjedhjeve grupi Bajraj është përdorur për të kërcënuar dhe intimiduar votuesit e opozitës.

– Rama i ka kërkuar grupit Bajraj, nepermjet Ditmir Bushatit, që të shtojnë numrin e deputetëve te PS ne Qarkun Shkodër sipas “mënyrës së tyre” dhe në këmbim u ka ofruar garanci për të drejtuar ata gjithë interesat në Shkodër.

– Bushati u ka dërguar falenderimet në emër të Ramës pas zgjedhjeve elektorale.

– Komunikimi me Bajrat është i shpeshtë dhe komunikimi i fundit me ta është gjatë muajve të fundit.

Shumë prej qeveritarëve dhe deputetëve të Rames kanë rënë në rrjetën e përgjimeve të partnerëve.

Prandaj Edi Rama nuk e pranon vetingun në politikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.