BOTA

Sulmi gjatë paradës ushtarake në Iran, ISIS merr përgjegjësinë

08:28 - 23.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur të kryer gjatë paradës ushtarake në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit.




Sipas Anadolu Agency (AA), zyrtarët iranianë sot herët në mëngjes njoftuan se grupi i njohur si Al-Ahvaziye është përgjegjës për sulmin, në të cilin humbën jetën së paku 24 persona. Megjithatë, përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS-i.

Sulmi është kryer gjatë paradës ushtarake, të organizuar me rastin e 38-vjetorit të luftës iraniano-irakiane.

Organizata terroriste ISIS përmes agjencisë së saj të lajmeve Amak mori përgjegjësinë për sulmin. Ata theksuan se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe presidenti iranian, Hasan Rouhani.

Megjithatë, dihet se Rouhani ka qenë i pranishëm në paradën ushtarake, por jo në Ahvaz, por në Teheran. Amak më vonë përmirësoi këtë pohim dhe nuk publikuan video për sulmin.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif, konsideron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ata që mbështesin terrorizmin në rajon, janë përgjegjës për sulmin e kryer gjatë paradës ushtarake.

Edhe zëdhënësi i ushtrisë iraniane të Gardës Revolucionare, Ramazan Sherif, konfirmoi më herët sot se sulmin ndaj ushtrisë e ka kryer grupi i njohur si Al-Ahvaziye. Sheriff theksoi se këtë grup e mbështet edhe Arabia Saudite.

Gjatë sulmit, i cili ka ndodhur të shtunën në mëngjes, kanë humbur jetën së paku 24 persona, ndërsa janë lënduar 53 të tjerë. Janë neutralizuar katër sulmues, në mesin e tyre dy janë kapur të gjallë.

Mediat lokale raportojnë se sulmuesit hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë, ndërsa sulmi u krye gjatë një parade të organizuar me rastin e Javës së Mbrojtjes në këtë vend.

Sulmi terrorist mbi ushtrinë u krye nga një grup i njohur si Al-Ahvaziye, i njohur si grup separatist që kërkon të formojë një administratë të pavarur arabe në jugperëndim të Iranit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.