SHËNDET

11 këshilla të thjeshta për parandalimin e ankthit

17:00 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë përjetojmë ankth në momente të caktuara të jetës, sidomos në çaste kritike, si rrugës për një intervistë pune, përpara provimeve apo kur do takojmë një person të ri. Ankthi është pjesë e jetës sonë dhe funksioni i tij mund të krahasohet me atë të tensionit të gjakut.




Ne na duhet një nivel i caktuar i tij që të jetojmë, por nëse ky nivel ngrihet shumë, atëherë mund të na dëmtojë. Pra, një nivel i caktuar ankthi është i dobishëm, sepse na shtyn që të veprojmë, të marrim vendime dhe të zgjidhim problemet tona. Por, në rastin kur ankthi bëhet pjesë e pandashme e jetës sonë, atëherë ai kthehet vetë në një problem.

Njerëzit që vuajnë nga ankthi kronik shpenzojnë një pjesë të mirë të ditës duke u shqetësuar dhe u frikësuar për çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Ankthi kronik është paralizues, na detyron të harxhojmë shumë energji emocionale dhe ndërhyn në aktivitetet tona të përditshme, duke na bërë të ndihemi të lodhur fizikisht dhe të ngarkuar psikologjikisht. Lajmi i mirë për të gjithë ata që bashkëjetojnë me ankthin është që çdokush mund të mësojë të menaxhojë ankthin nëpërmjet teknikave të ndryshme, disa prej të cilave do të trajtohen në vijim.

Këto teknika mund të përdoren nga kushdo për të mbajtur në kontroll simptomat e ankthit dhe për t’u ndjerë më mirë. Duhet theksuar ama se në rastet e nivelit të lartë të ankthit, ndihma e psikologut apo psikoterapistit është e nevojshme. Ankthi është një gjendje irrituese dhe e dhimbshme. Për këtë arsye nuk është e çuditshme që shumë njerëz janë në kërkim për trajtimet efektive për të luftuar ankthin. Intensiteti, kohëzgjatja apo shpeshtësia e ndodhjes së ankthit është në proporcion me marrëdhënien me ngjarjet frikshme.

Këto njerëz praktikisht e kanë të pamundur të harrojnë shqetësimet dhe u kushtojnë të gjithë vëmendjen e tyre. Më poshtë po japim disa këshilla të thjeshta për të parandaluar ankthin dhe për të bërë një jetë të qetë plot harmoni.

Planifikoni kohën tuaj
Në përgjithësi, njerëzit janë shumë të shqetësuar, të paorganizuar, gjithmonë kanë gjëra për të bërë dhe kjo shkakton ankthin e tyre.
Përqendrimi është pika e dobët e njerëzve të shqetësuar
Ju nuk mund të qëndroni të përqendruar gjatë në një detyrë, sepse ankthi ju bën të mendoni se çfarë duhet të bëni në të ardhmen.

Mos i lini gjërat e papërfunduara
Nëse gjithmonë ju mbetet diçka për të bërë, do të jetë një faktor ankthi.

Një orë në ditë rezervoni për të bërë atë që ju pëlqen
Qetësia është një tjetër faktor i rëndësishëm për të eliminuar ankthin.

Fokusohuni në të tashmen
Ankthi ju largon nga realiteti, duke menduar për të kaluarën apo të ardhmen edhe ju pengon të shijoni të tashmen.

Merrni frymë thellë
Një nga mënyrat më efektive për të eliminuar ankthin: shpenzoni të paktën 10 minuta në mëngjes dhe 10 minuta në mbrëmje për të marrë frymë thellë dhe relaksohuni.

Bëni aktivitet fizik
Ankthi gjeneron tension në trup dhe ushtrimet janë mënyra më e mirë për ta eliminuar atë pozitivisht. Me pak ushtrime ju mund të merrni shumë përfitime.

Flini mjaftueshëm

Gjumi na lejon të shërohemi nga shenjat e lodhjes dhe madje na ndihmon për të gjetur zgjidhje të reja për problemet.

Kufizoni monologun mendor
Një masë efektive për të kontrolluar ankthin është devijimi i monologut mendor.

Pranoni se jeni të shqetësuar
Hapi i parë për t’u shëruar nga ndonjë problem emocional apo psikologjik është që të pranoni se vuani.

Ekuilibroni dietën ushqimore
A e dini se ka disa ushqime që shkaktojnë ankth dhe të tjera që të zbusin shenjat? Sigurohuni që të konsumoni çdo ditë sasi të mjaftueshme të vitaminave B dhe acide yndyrore të tilla si omega 3, si dhe duhet të reduktoni konsumimin e pijeve energjetike dhe kafen.

Provoni ilaçet bimore
Në vend të përdorimit të ilaçeve, ju mund të provoni disa kura bimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.