POLITIKË

“Më akuzuan se flija gjumë në Bashki”, Basha: Unë nuk dhashë leje për ndërtimin e kullave në Tiranë

21:41 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  i ftuar në emisionin “Open” , ka folur në lidhje me aktualitetin politik si dhe për nismat e reja që do të ndërmarrë opozita në ditët në vijim.




Basha ka folur gjithashtu dhe për lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkia e Tiranës.

Kreu i Partisë Demokratike tha se kepja është me tenderat e drejtpërdrejtë dhe të paracaktuar  për klientë të ndryshëm të qeverisë.

Ai u përgjigj dhe akuzave që i bëhen nga qeveria, të cilët janë shprehur se  kur ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës, ka fjetur gjumë., duke thënë se gjatë atyre viteve nuk ka dhnë lejë për ndërtimin e kullave në kryeqytet.

Cili është profili i oligarkut shqiptar?

Kjo është një gjë që mund ta bëni ju si gazetare në mënyrë më interesante se unë. Kjo nuk është puna ime. Oligark është një njeri që ka marrë burimet natyrore, tokën, detin etj., që nuk i ka marrë me meritë, por se ka lidhje me qeverinë.

Ju thoni një grusht i vogël?

Po një grusht i vogël njerëzisht të afërt me qeverinë.

Ju i keni dhënë 1.3 miliardë lekë kur keni qenë në Bashkinë e Tiranës, Fushës?

Kur kam qenë unë në Bashki, nuk kam dhënë asnjë tender të drejtpërdrejtë. Më kanë akuzuar mua se kur kam qenë kryetar bashkie kam fjetur gjumë. Se po mos të japësh leje për kulla fle gjumë dhe kur jep leje ndërtimi, quhesh i zhdërvjellët.

Ju akuzojnë se keni lidhje me oligarkë dhe  kriminel?

Ka pesë vite që ka të gjitha pushtet, më kontrollon mua kunatin, vëllain, të gjithë familjen, o ti gjej dhe t’i vërtetojë akuza ose ta qepi. Ka pesë vite që i ka të gjithë pushtet në dorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.