Kryesore

Basha: Kam gati projekt-ligjin për të shpëtuar 2.2 miliardë euro nga aferat korruptive

21:22 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha  i ftuar në emisionin “Open”, ka folur në lidhje me nismat e reja të opozitës.




Kryedemokrati tha se beteja kundër oligarkëve është një nga objektivat e opozitës, teksa shtoi se për të goditur çdo aferë korruptive opozita ka gati  projekt-ligjin. Përmes këtij ligji, sipas Bashës, do të mund të shpëtojnë rreth 2.2 miliardë euro para të shqiptarëve.

Kreu i opozitës tha gjithashtu se kjo nismë dhe ky projekt-ligj ka nevojë për një vullnet të qartë politik, por theksoi se kur të vijë në pushtet do të jetë një nga prioritetet e tij.

 “Vendi po kalon një situatë shumë të rëndë, veçanërisht në rrafshin ekonomik, pasi shqiptarët e të gjitha shtresave, e ndjejnë “darën” e shtrengimit ekonomik, që është rezultat i aleancës së pushtetit me një grusht oligarkësh. Paratë e shqiptarëve po prodhojnë mirëqenie vetëm për një grup njerëzish dhe jo për të gjithë popullsinë. Kjo ndodh pasi ligjet shkelen dhe me ndërhyrjen e shtetit, kompani të caktuara, pas vetëm 48 orësh nga krijimi, merr miliona euro koncesione. Rasti i Klodian Zotos së inceneratorëve të mbetjeve, është një shembull tipik, që shpjegon edhe përfshirjen e politikanëve, në rastin konkret të ministrit Arben Ahmetaj, në këtë veprimtari mafioze.

 Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, ndaj në këtë situatë dramatike, duhet të marrim një masë dramatike, që të mos lejojmë që 2.2 miliardë euro para të shqiptarëve, të përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve. Ligji synon ndaljen e këtij procesi dhe verifikimin me detaje të këtyre aferave, duke bërë sekuestrimin e pasurive të paligjshme dhe duke çuar para përgjegjësisë të gjithë zyrtarët që janë të përfshirë”, deklaroi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.