POLITIKË

Basha: Kush i vë minat teatrit, do i vihen në shtëpinë e tij

22:14 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Open” , ka folur në lidhje me ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.




Kreu i PD tha se ata që do t’i vënë minat Teatrit, minat t’i vihen në pronat e tij.

Ai theksoi se përmes shembjes së teatrit do të viedhen 200 milionë euro nga kompania ndërtuese dhe kryeministri Edi Rama.

“Teatri është vija e kuqe! Nëse bie Teatri, nesër do të bjerë shtëpia e çdo shqiptari
Afera e Teatrit Kombëtar, shkon përtej propozimit të Ligjit Antimafia. Afera e Teatrit Kombëtar, përvecse është një aferë korruptive është dhe rënia përfundimtare e shtetit.

Duke bërë një ligj special për të grabitur pronën publike dhe shkatërruar një pjesë të memories historike të qytetit dhe të trashëgimisë kulturore kombëtare, siç është Teatri Kombëtar, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, duke përdorur deputetët e ntij si dele për të vjedhur 200 milionë euro dhe pastruar paratë e pista të drogës, Edi Rama ka kaluar Rubikonin.

Ka kaluar vijën e kuqe, që do të thotë se këtu, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, me një vendim të jashtëligjshëm të Parlamentit, popullit I lind e drejta të përgjigjet me të gjitha format dhe mënyrat që gjykon të arsyeshme. Me të gjitha format dhe mënyrat që gjykon të arsyeshme! Nuk jam as unë dhe askush tjetër këtu që mund të japë leksion se e bën këtë, por një gjë është e vërtetë: Kur hidhen hapa të tillë, kur qeveria vepron jashtë Kushtetutës, jashtë ligjit, ajo kthehet në Tirani dhe përpara Tiranive përdoren të gjitha mjetet që sovrani vendos të përdorë. Por se çfarë do të venosë të përdorë këtë do ta shohim kur të vijë përballja me teatrin.

Një gjë ju them: kur të vijë përballja me teatrin, aty do të jem unë I pari bashkë me grupin e PD krah për krah artistëve, sepse tek teatri nuk përcaktohet vetëm fati I asaj godine, por përcaktohet fati I kësaj Republike. Ajo është vija e kuqe! Nëse bie Teatri, nesër do të bjerë shtëpia e çdo shqiptari.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.