SPORT

FIFA: Ky është goli dhe portieri më i mirë në botë

21:16 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ceremoninë e FIFA-s e cila po zhvillohet në Londër është dhënë çmimi për golin më të bukur të vitit.




Çmimi “Puskas” i takon supergolit të realizuar nga Salah.

Zgjedhja cilësohet si surprizuese pasi injorohet rofishata e Bales dhe kryevepra e Ronaldos kundër Juventusit.

Ndërsa, Thibaut Courtois është shpallur portieri më i mirë i vitit.

Belgu ka rrëmbyer këtë çmim prestigjioz të FIFA-s në ceremoninë gala që po organizohet në Londër.

“Dua të falënderoj shokët e skuadrës të Chelsea, Real Madrid dhe te ekipi kombëtar i Spanjës. Jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Courtois pas fitimit të këtij trofeu.

Në garë për këtë çmim ishin edhe Kasper Schmeichel dhe Hugo Lloris.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.