Kronikë

Foto/ Blindohet Gjykata e Shkodrës, “arrest me burg” për Safet Bajrin

12:07 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Arrest me burg”, kjo është masa që ka caktuar Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për Safet Bajrin, i njohur ndryshe si i forti i Shkodrës.




Ai u arrestua pak ditë më parë, si pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Bashkë me të në pranga ranë nëntë persona. Bajri mbërriti në gjykatë paraditen e sotme për tu njohur me dosjen dhe akuzat e shtetit belg. Ndërkaq, në orën 14:00 do të sillet në Tiranë për tu paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Megjithëse grupi kriminal Bajri u godit, i ashtëquajturi “truri ” i tyre vijon të jetë ende në arrati. Bëhet fjalë për Enver Bajrin, 45-vjeçarin për të cilin gjithashtu gjykata e krimeve të rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas burimeve policore dyshohet se Enver Bajri fshihet në Belgjikë, vend ku pothuajse ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 3-4 viteve të fundit.

Nga Belgjika dyshohet se ai kontrollonte veprimtarinë e grupit, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, gjobvënies dhe aktiviteteve të tjera kriminale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.