Kronikë

FOTO/ Kush është “truri” i grupit Bajri, ja si funksiononte

15:45 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Enver Bajri, 45-vjeç, dyshohet se është “truri” i një prej familjeve kriminale të goditura në Shkodër nga autoritetet. Ai vazhdon të jetë në arrati dhe ka dyshime të forta se fshihet në Belgjikë, vend ku pothuajse ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 3-4 viteve të fundit.




Sipas përgjimeve, ai kontrollonte veprimtarinë e grupit, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, gjobvënies dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e homologëve italianë, belgë dhe Holandës. Letërporositë janë dërguar në këto tre shtete ku edhe kishte influencën kryesore, edhe trafikun e prostitucionit së bashku me personin tjetër që është shpallur në kërkim me inicialet N.H

LEXO EDHE: Blindohet Gjykata e Shkodrës, “arrest me burg” për Safet Bajrin

OPERACIONI

Nën emrin “Oazi”, prokuroria bashkë me policinë shkatërruan një nga grupet më të fuqishme të botës së krimit që vepronte në Shkodër dhe jashtë vendit.

Hetimi i nisur pranë Krimeve të Rënda në prill 2018, pak kohë pasi Shkodra ishte tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse me objektiv Lul Kullën, u mbyll me 11 persona të arrestuar. 4 nga anëtarët e grupit ishin prangosur në fillim të shtatorit, gjatë kontrolleve të shumta të policisë, e cila gjatë atyre ditëve u kritikua për rezultatet jashtë pritshmërive, që siç mund të kuptohet në mbyllje të operacionit “Oaz”, ishte një manovër e policisë për të çuar në kurthin e ligjit të dyshuarit.

Përveç të prangosurve si ushtarë, mes të arrestuarve janë edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të bandës dhe i vëllai Ilir Rustemi, gjithashtu me të njëjtin rol.

Një tjetër personazh kyç në grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam, pasi ai u largua më shumë se një javë më parë nga Shqipëria. Informacioni për të u është përcjellë autoriteteve të huaja dhe në bashkëpunim me partnerët përfundoi në pranga.

Mes të arrestuarve është edhe ish-portieri Armir Grimaj. Ai dyshohet për trukimin e ndeshjes Vllaznia-Tërbuni, një ndeshje e zhvilluar në muajin maj dhe e mbyllur me rezultatin 2-1, ashtu siç tregon në përgjimet ambientale Safet Bajri, kur flet për të ardhurat nga ndeshja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.