SPORT

FOTO/ Sporti në zi, humb jetën futbollisti i ri shqiptar

18:41 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-futbollisti i skuadrës së Drenicës, Fidan Gashi, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti.




Faqja zyrtare e klubit kosovar e ka bërë publik lajmin e hidhur, në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit tonë, Fidan Gashi. Ai ishte futbollist i KF Drenica para disa vitësh dhe dha kontribut për klubin afro 5 vite në grupmosha të ndryshme të klubit.

fidan-gashi 22489735_1726282920739391_1667156956753718822_n 12108183_1086275858073437_240202923946294960_n-768x768
<
>

Në emër të Kryesisë së KF Drenica, shtabit teknik, menaxhmetit, futbollistëve dhe të gjithë dashamirëve të klubit, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen të afërmit, miqt dhe të gjithë ata që e njohën të riun Fidan Gashi i cili humbi jetën tragjikisht.

U prefsh në paqe Fidan, ngushllime”, thuhet në mesazhin e klubit.

Ai u përplas me një zetor pa drita në rrugë, teksa ecte me një makinë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.