AKTUALITET

Tritol shtyllës elektrike që furnizonte me energji ish-fabrikën e kromit, arrestohet 20-vjeçari

17:18 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim me tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kalimash. Ndërkaq, nga sa mësohet në një shtyllë elektrike që furnizonte me energji ish-fabrikën e kromit i është vendosur lëndë plasëse.




Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në orën 23:30 të mbrëmjes së kaluar tek vendi i quajtur “Boka e Kalimashit”.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar si autor të dyshuar Feim Lugja, 20 vjeç, banues në fshatin Kalimash.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.

Mbi 20-vjeçarin rëndojnë akuzat “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë

Policia Vendore e Kukësit dokumenton, identifikon dhe arreston në kohë rekord autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit në një shtyllë elektrike

Për zbardhjen e ngjarjes u angazhua një grup i posaçëm i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Komisariatit të Policisë Kukës, ku pas hetimeve intensive të pandërprera, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Feim Lugja, 20 vjeç, banues në fshatin Kalimash.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 23.09.2018, në fshatin Kalimash, ka vendosur një sasi lënde plasëse në një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit, ku për pasojë është dëmtuar shtylla.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.