BOTA

Grabitet kontenieri me 100 milionë dollarë

13:13 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kontenier, i cili po transportonte një sasi të madhe kartëmonedhash me vlerë 100 milionë dollarë amerikanë, është grabitur teksa hynte në Liberi përmes portit të kryeqytetit Monrovia.




Autoritetet liberiane kanë nisur hetimet më  8 gusht, ndonëse ngjarja ka ndodhr nëntorin e vitit të kaluar.

Kartëmonedhat, të gjitha dollarë liberianë me një vlerë të përgjithshme rreth 15 milionë ishin të sapo shtypura jashtë vendit dhe do të transportoheshin drejt bankës shtetërore.

Ngjarja ka shkaktuar trazira të shumta politike, teksa qeveria e SHBA-së po shqyrton mundësinë për të ndihmuar vendin e varfër, sipas njoftimit të bërë nga një zëdhënës i amabasadës.

Ministri i Drejtësisë Frank Musa Dean tha se qeveria kishte kërkuar ndihmë nga SHBA-ja për  hetimin e parave të grabitura, ekuivalente me pothuajse pesë përqind të GDP-së së Liberisë.

Uashingtoni ka punuar me qeverinë e Liberisë në çështjet e transparencës fiskale dhe të qeverisjes në të kaluarën.

“Ne po e shqyrtojmë kërkesën për ndihmë”, tha zëdhënësi i ambasadës amerikane për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Lajmet për grabitjen e parave si edhe komentet e politikanëve që japin versione të ndryshme të ngjarjes, kanë shkaktuar zemërim në vendin e Afrikës Perëndimore, teksa kërkohet më shumë transparencë.

Hashtagu  #BringBackOurMoney  është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe një këngë e re hip-hop e quajtur “Bring our contanier back” është më e dëgjuara në radio.

Ndërkohë që hetimi është në vazhdim, 15 vetë janë ndaluar të largohen nga vendi, përfshirë guvernatorin e bankës qendrore Milton Weeks dhe Charles Sirleaf, djalin e ish-presidentit dhe fituesin e çmimit Nobel për Paqen Ellen Johnson Sirleaf.

Presidenti George Weah, i cili mori detyrën në janar pas fushatës së bazuar tek reforma ekonomike, në një nga vendet më të varfra të botës, ende nuk ka folur mbi grabitjen e parave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.