BOTA

Grushti i shtetit/ Hakmerret Erdogan, arrestohen 61 ushtarë të forcave të marinës

16:25 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet turke urdhëruan arrestimin e 61 ushtarëve të forcave të marinës dhe të forcave tokësore, përfshirë  zyrtarët e lartë, për lidhje të dyshuara me Gulen. 18 të ndaluarit ishin me detyrë aktive ndërsa midis të arrestuarve përfshihen 13 majorë, 12 komandantë nga forcat tokësore dhe 24 togerë të parë të marinës.




Në një operacion të ndarë, policia e Stambollit tha se arrestuan 21 njerëz të cilët po përdorin një aplikacion të koduar të mesazheve të përdorur nga rrjeti i Fethullah Gulen. Shumica e të ndaluarve ishin mësues nga institucionet publike.

Gulen është një klerik nga SHBA që sipas Ankarasë ka orkestruar një grusht të dështuar shteti në Turqi në vitin 2016. Por ai mohon përfshirjen në grushtin e shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.