BOTA

Italia miraton “Dekretin Salvini”, këto janë ndryshimet radikale në ligjin e emigracionit

14:57 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia ka bërë ndryshme radikale në ligjin për emigracionin, në ligjin për nënshtetësinë dhe në atë të sigurisë kombëtare, këto ndryshime vijnë në kuadër të miratimit të “Dekretit Salvini”. Sipas minsitrit të Brendshëm italian Salvini kjo normativë e re ligjore që gjatë orëve të ardhshme pritet të ekzaminohet në Parlamentin Italian, garanton një siguri më të madhe të territorit italian e do t’i jap një goditje të fortë krimit të organizuar, mafias, emigracionit klandestinë, në mënyrë të veçantë rrezikut nga terrorizmi.  Do të punësohen 10 mijë forca të reja të rendit e do të hapen 4 drejtori të reja Antimafia.




Dekreti Salvini përmban 15 nene të ndarë në 5 kapituj ku tre të parët mbulojnë normativën e emigracionit e nënshtetësisë, kapitulli i 4 ka të bëjë me dispozitat gjyqësor, ndërsa kapitulli i fundit me treguesit financiarë. Neni i parë dhë më i kritikuar i këtij dekreti vendos heqjen e së drejtës së azilit për motive humanitare. Në vend të saj do të lejohet dhënia e një leje qëndrimi të vecantë vetëm për viktimat e dhunës në familje, viktima të  rasteve të rënda të shfrytëzimit në punë, personave që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore e për persona që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore.

Nuk do të kenë të drejtën e azilit politik të gjitha ata emigrantë që kryejnë krime penale e do të rishikohet e drejta e nënshtetësisë për të gjitha ata emigrantë që kanë amrrë shtetësinë italiane e kanë probleme me drejtësinë. Azilkërkuesit që janë dënuar në shkallë të parë apo konsiderohen me rrezik për sigurinë sociale do t’u ndërpritet kërkesa e statusit të tyre.

Ndryshim do të ketë dhe kohëzgjatja deri në riatdhesim, i qëndrimit në kampe të emigrantëve klandestinë. Nëse deri më sot detyrimi i qëndrimit në këto kampe është 90 ditë, me dekretin Salvini afati i detyrimit të qëndrimit të tyre  deri në riatdhesim bëhet 180 ditë. Sistemi i strehimit të azilkërkuesve do të reduktohet duke u limituar vetëm për refugjatët që kanë marrrë të drejën e mbrojtjes ndërkombëtare apo për emigrantët minorenë të pashoqëruar.

Të gjitha komuanve italiane do tu hiqen fondet e sporteleve informative për emigrantët me programet përkatëse për t’i ardhur në ndihmë azilkërkuesve. Dekreti Salvini parashikon heqjen e statusit të refugjatit për të gjitha ata emigrnatë që kryejnë vepra penale si dhunë sekesuale, prodhim e trafik droge, grabitje e dhunim të pronës private, rezistencë e dhunë ndaj forcave të rendit.

Ky dekret parashikon ndryshime dhe në normativën e së drejtës së marrjes së nënshtetësisë italiane. Për pasardhësit e emigrantëve italianë jashtë territorit të vendit, e drejta e nënshtetësisë bëhet subjekt i disa kufizimeve , gjithashtu zgjerohen kushtet e të gjithë atyre që kërkojnë nënshtetësi italiane për motive martese apo për vendbanim. Sipas ministrit të brendshëm italian, aplikimi i këtyre noramve të reja në sistemin e emigracionit do t’i sjell shtetit italian një kursim prej 1.5 miliardë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.