SPORT

Juventusi dhe Napoli vazhdojnë marshimin

12:00 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juventusi iu fal dy golave në minutat e fundit të lojës, për të marrë 3 pikë nga transferta e Frosinones, e cila në nisje dukej thjesht si një formalitet. Ekipi i Alegrit dominoi totalisht ndeshjen, duke goditur plot 7 herë kuadratin e portës, por rezultatin e zhbllokoi Ronaldo vetëm në minutën e 81-të, që shënoi një gol nga brenda zone. Për të siguruar fitoren e pestë radhazi, mendoi edhe Bernardeski, që shënoi golin e dytë në të 94-tën.




Bardhezinjtë vinin me disa ndryshime në formacion ndaj Frosinones, teksa disa prej titullarëve ishin lënë pushim, por gjithsesi në fund e shohin veten në krye të tabelës së klasifikimit, me 15 pikë, 3 më shumë se Napoli i vendit të dytë, që nga ana e tij ka arritur të fitojë në transfertë përballë Torinos me rezultatin 1-3. Insinje në minutën e 4-t ka shënuar golin e parë për napolitanët, ndërkohë që në minutën e 20 ka qenë radha e Verdit për të dyfishuar rezultatin. Me fillimin e pjesë së dytë, u duk sikur Torino do të reagonte, pasi shënoi golin e parë në minutën e 51 me anë të Belotit, që ekzekutoi saktë një penallti, por ka qenë sërish Insinje në minutën e 59, ai që ka vulosur fitoren e Napolit. Titullar në këtë takim luajti si gjithmonë edhe Elseid Hysaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.