Kronikë

Krerët e bandës shqiptare arrestohen në Roterdam

14:34 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Jan-Willem Navis dhe Vincent Triest




ROTERDAM – Policia shqiptare ka arrestuar një nga grupet më të mëdha mafioze të vendit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me botën e krimit në të gjithë Evropën. Ndërkohë dy prej drejtuesve të këtij grupi janë arrestuar në Roterdam, Holandë. Dy të ndaluarit, të afërm me njëri- tjetrin, përkatësisht të moshave 45 dhe 34 vjeç, dyshohet të jenë anëtarë të bandës famëkeqe të Bajrit, që rezulton të jetë një rrjet kriminal ndërkombëtar. Përveç prostitucionit, grupi dyshohet se kryente grabitje me armë, organizonte lotari të paligjshme, etj.

Ambasadori i Holandës përgëzoi Policinë dhe Prokurorinë shqiptare për bashkëpunimin e suksesshëm. Lajmi për arrestimin e grupit u bë i ditur nëpërmjet një konference shtypi, të zhvilluar gjatë fundjavës së kaluar. Aksioni i policisë nisi pasditen e së premtes dhe u finalizua ditën e shtunë dhe u zhvillua njëkohësisht në kryeqytetin shqiptar, Tiranë dhe në Shkodër, një qytet në veri të vendit nga i cili ka origjinën klani ‘Bajri’.

Një nga të arrestuarit në Holandë, sipas mediave shqiptare, dyshohet se është autor i dy vrasjeve. Lajmi është konfirmuar për ‘De Telegraaf’ nga burime brenda Qeverisë shqiptare.

Arrestimet në Roterdam tregojnë edhe një herë se keqbërësit nga vendi ballkanik kanë krijuar një rrjet kriminaliteti në Holandë.

Vitin e kaluar, policia holandeze u vu në alarm për zgjerimin e shpejtë të grupeve kriminale shqiptare në Amsterdam dhe Roterdam në veçanti./‘De Telegraaf’


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.