SPORT

Manaj dëmton rivalin, tifozët e kërcënojnë me jetë

11:00 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rei Manaj, protagonist në fushë dhe jashtë saj. Sulmuesi kuqezi i Albasetes shënoi golin e parë në takimin që ekipi i tij e fitoi 3-1 në fushën e Majorkës, por veç kësaj, dëmtoi rëndë një nga rivalët në dyluftim, ndërsa nga tribunat e stadiumit të skuadrës ishullore erdhën koret “vrasës, vrasës” nga tifozëria vendëse dhe që kishin për shënjestër pikërisht lushnjarin e Albasetes. Manaj ka dashur ta sqarojë episodin në fjalë, teksa ka deklaruar për mediat vendëse se ndërhyrja ishte e paqëllimtë. “Ishte një ndeshje e luftuar dhe më vjen mirë që fituam.




Ndërhyrja ndaj Siskos ishte e paqëllimshme, pasi të dy vrapuam për të marrë topin dhe ishte një dyluftim sportiv. Kam marrë disa mesazhe kërcënuese, ku më kërcënojnë me jetë si në rrjetet sociale, ashtu edhe në fushë. Vetëm respekt për njerëzit dhe asgjë tjetër. Futbolli është kështu, mund të më kishte ndodhur edhe mua. Vrapuam për të kapur topin dhe fati e deshi që të ndodhte kështu. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi këtu janë shumë gjëra. Nëse bëhesh mendjemadh, kundërshtari mund të ndërhyjë ndaj teje dhe të të shkaktojë faull e takimin tjetër të mungosh”.

Rei Manaj çeli rezultatin e takimit në minutën e 3-të, ndërsa ky ishte goli i tij i dytë në kampionat për Albaseten. Lojtari u sulmua nga tifozët e Majorkës dhe në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.