POLITIKË

Meta merr pjesë në meshën “Zoja e Shkodrës” në New York, tregon për porositë që i dha Papa

08:16 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në New York, ku mori pjesë në meshën e mbajtur në kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”




Në prani të famulltarit Dom Pjetër Popaj, klerikëve e besimtarëve, Meta ka përshëndetur bashkatdhetarët e shumtë, duke i shprehur mirënjohje për gjithçka që shqiptarët në Amerikë kanë bërë në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar

“Ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që ju bëni duke i bashkuar të gjithë shqiptarët në SHBA. Të forcojmë identitetin kombëtar, bashkëpunimin e tolerancën ndaj njëri-tjetrit. Bashkëpunim për qëllimet më të larta që i shërbejnë vendit tonë dhe kombit tonë. Nder dhe privilegj të takoja në Vatikan, Atin e Shenjtë Papa Françesku. Kënaqësi e jashtëzakonshme, për të dëgjuar lutjet e bekimet e tij për kombin tonë. Porosia e Atit të Shenjtë, për të forcuar harmoninë tonë ndërfetare. Porosia e Papës ishte që të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Europës.  Bekimet e lutjet e tij për kombin tonë, të na japin sa më shumë forcë, dashuri e bashkëpunim me njëri-tjetrin.”

Duke folur për vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, Meta tha se falë kësaj figure ne ekzistojmë si komb. “Vepra e Skënderbeut e jashtëzakonshme, na mbrojti nga asimilimi e forcoi identitetin tonë europian”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.