LIFE STYLE

Në këtë vend të botës, çamçakëzi është i ndaluar

09:43 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zyrtari i lartë politik, Lee Kuan Yew, është i njohur si njeriu që e ktheu Singaporin nga një port i vogël në një qendër globale tregtie. Por ai gjithashtu nguli këmbë në pastërtinë dhe sjelljen e mirë. Vendi u personalizua me ndalimin për përtypjen e çamçakëzit, por çfarë e shtyu atë të vepronte kështu?
Për njëfarë kohe, pasi u prezantua ndalimi i çamçakëzëve në vitin 1992 kjo ishte gjithçka donin të flisnin gazetarët e huaj, u ankua Lee Kuan Yew më vonë, në një bisedë me gazetarin amerikan, Tom Plate.




Ndalimi mbetet një nga aspektet më të njohura të jetës në Singapor, së bashku me ligjet e vendit kundër hedhjes së mbeturinave, grafitit, pështymës, kruajtjen e hundës në publik dhe kalimit të rrugës pa respektuar rregullat e qarkullimit. Kur Singapori u bë i pavarur në 1965-n, ishte një vend i vogël me pak burime, ndaj Lee, kryeministri i parë i vendit, krijoi një plan mbijetese. Kjo kishte të bënte me krijimin e emrit të qytetit si “oazi” i parë në botë në një rajon të botës së tretë.

Pa kaluar shumë, Singapori i kishte kaluar shtete të tjera të zhvilluara në pastërti, pastrimin e oborreve dhe sistemin eficient të transportit. Lee i edukuar në Kembrixh, dukej se po kërkonte perfeksionin.

“Për shumë vite si gazetar vizitor, edhe unë u përtypa për të kuptuar misterin e ndalimit të çamçakëzit, por arrita të kuptoj se tendenca për ta ngjitur atë në çdo vend publik, shihej nga autoritetet si një sulm mbi ambicien e Singaporit për të qenë perfekt”, shkruan Plate në librin e tij “Gjigantët e Azisë”: Biseda me Lee Kuan Yew. Përtypja e çamçakëzit shihej si diçka antiutopike. Ajo dukej sikur i ngatërronte gjërat. Për sa shqetësoheshin kryeministri dhe ekipi i tij i punës, zakoni i përtypjes së çamçakëzëve ishte një armik për progresin. Mënyra për të shkuar drejt utopisë ishte e thjeshtë: të ndalohej me ligj çamçakëzi.

Kur ndalimi i çamçakëzit u vu në zbatim, Lee kishte përmbushur për 31 vjet detyrën si kryeministër. “Ne jemi quajtur një shtet dado”, tha ai në një intervistë për BBC në vitin 2010. “Por rezultati është se ne sot jetojmë në një vend më tolerant sesa 30 vite më parë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.