POLITIKË

Opozita nuk ishte në seancën e sotme, por ja tre projektligjet që u miratuan

11:31 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar edhe sot seanca plenare, ku opozita sërish nuk ka qenë e pranishme.




Ndërkohë që pas diskutimeve në sallë, sipas procedurës së rendit të ditës u votuan projektligjet e parashikuara; “Për sektorin e gazit natyror”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore’ dhe projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”, ishin këto tre projektligjet që PS votoi sot në Kuvend.

Ndërkaq, në seancë duhet të votohej projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin ‘Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë’”. Mirëpo, këto projektligje do të vijojë të jenë të mbartura në rendin e ditës për seancën e radhës.

Në mungesë të opozitës, edhe sot seanca plenare u mbyll shpejt.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.