Show-Bizz

Pas sherrit me këpucë, reperet “takohen” përsëri në shfaqjen e modës

19:08 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperja Cardi B është rikthyer në syrin e publikut  vetëm pak kohë pas zënkës që pati me Nicki Minaj. Të dyja kryqëzuan rrugët kur shkuan në shfaqjen e modës në Milano, por nuk ndodhi asgjë jashtë parashikimeve.




Cardi u shfaq e veshur me koleksionin e ri të vjeshtës nga Dolce Gabana, një xhaketë, çizme dhe syze me print tigri. Ajo u u l në rreshtin e parë pranë Stevie Wonder dhe Liam Payne.

 

Shenjën që iu bë gjatë zënkës me rojet e Nickit e kishte mbuluar me grim, flokë dhe më pas me syze. Ndërsa Nicki Minaj zgjodhi të vishej me firmën Versace në një prej eventeve më të mëdha në industrinë e modës.

Kujtojmë se zënka mes dy repereve ndodhi në prapaskenat e Harper Baazar, ku Cardi akuzon Nickin se i ka ofenduar vajzë. Ishte Cardi ajo që hoqi këpucën për ta goditur artisten, por përfundoi duke marrë një shenjë të madhe në kokë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.