AKTUALITET

Përfshihet nga zjarri Parku Kombëtar i Lurës, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

15:23 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sipërfaqe pyjore në Parku Kombëtar të Lurës është përfshirë nga zjarri. Siç shihet edhe nga fotot zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.




Mësohet se banorët po përpiqet të shuajnë flakët me mjete rrethanore, pasi terreni malor bën të pamundur kalimin e zjarrfikëseve. Gjithashtu, ata bëjnë thirrje që të ndërhyjnë forcat e ushtrisë për të bërë të mundur vënien nënkontroll të flakëve.

Administratori i zonës, Hasan Hoti, shprehet për mediat se po përgatiten ushtarë nga Burreli për t’i ardhur në ndihmë banorëve në shuarjen e flakëve. Sipas tij janë djegur rreth 5 ha me pyje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.