Kronikë

VIDEO/ Tragjedi në Lezhë, humbin jetën daja dhe nipi

18:29 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona kanë ndërruar jetë aksidentalisht në Torovicë të Lezhës. Mësohet se ata ishin duke hapur një pus, ndërsa kanë rënë brenda.




Nga të dhënat paraprake mësohet se viktimat janë daja dhe nipi, Martin Gjonaj dhe Marjan Ndoci, respektivisht 35 dhe 21 vjeç.

Burime për “Gazetën Shqiptare” bëjnë me dije se ka dyshime që ata janë helmuar nga gazi.

Banorët e zonës kanë deklaruar se shërbimet zjarrfikëse janë vonuar rreth një orë, çka ka rezultuar fatale për jetët e tyre.

Kanë qenë banorët që janë futur për t’i nxjerrë, por ka qenë e kotë. Ata dolën pa jetë, teksa po punohet për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:50, dyshohet se shtetasi M.Gj. rreth 35 vjeç, banues në Pukë dhe shtetasi M.N. rreth 21 vjeç, banues në Torovicë, kanë qenë duke pastruar një pus uji në fshatin Torovicë të Lezhës, dhe kanë mbetur në fund të tij.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur dhe kanë mbërritur shërbimi policor, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, ku u bë e mundur nxjerrja e trupave të tyre, pa shenja jete.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.