Kryesore

Zbardhen emrat e 2599 familjeve që do të marrin ndihmë ekonomike

09:00 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës pritet që të miratohet edhe ndihma ekonomike për 2599 familje në kryeqytet. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot listën e plotë të emrave që priten të marrin këtë pagesë, pas miratimit në 27 shtator. Mes këtyre familjeve që do të përfitojnë ndihmën ekonomike, ka edhe persona me statusin e jetimit, viktima të dhunës në familje, viktima të trafikimit apo edhe familjet me shumë fëmijë.




“Kanë aplikuar për ndihmë ekonomike 2173 familje, lista bashkëlidhur: Individë me statusin e jetimit 278 persona, me një fond 834000 lekë, lista bashkëlidhur; individë viktima të trafikimit 5 persona, me një fond 15000 lekë, lista bashkëlidhur; individë viktima të dhunës në familje 74, me një fond 222000 lekë, lista bashkëlidhur”, – theksohet në vendimin nr.102 të datës 19 shtator 2018.

Në këtë të fundit bëhet me dije se nga kjo ndihmë ekonomike do të përfitojnë edhe individë prindër të fëmijëve të lindur: a)trinjakë 17 familje, me një fond 153000 lekë; katërnjakë 4 familje, me një fond 64000 lekë; pesënjakë e më shumë njëherësh 1 familje, me një fond 25000 lekë; fëmijë në kujdestari të një familjeje kujdestare 45 aplikime, me një fond 405000 lekë, lista bashkëlidhur; fëmijë me aftësi të kufizuar në kujdestari 2 aplikime, me një fond 20000 lekë, lista bashkëlidhur.

Listën e plotë me emrat e fituesve e gjeni në numrin e sotëm të Gazeta Shqiptare, në çdo pikë të shitjeve të gazetave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.