Kronikë

Arrestohet autori i vrasjes së Grei Frashërit në SHBA

17:15 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia amerikane ka arrestuar një person të dytë si të dyshuar për vrasjen e shqiptarit Grei Frashërit në New York.




Mësohet se i dyshuari është një 46-vjeçar i quajtur Eric Cruz, mbi të cilin rëndojnë akuzatpër vrasje të shkallës së dytë dhe armëmbajtje pa leje.

46-vjeçari u vetëdorëzua në polici, i shoqëruar edhe nga avokati i tij, pasi ishte në dijeni se autoritetet po e kërkonin. Eric Cruz rezulton të jetë personi që ka qëlluar me thikë në qafë shqiptarin Grei Frashëri, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Lidhur me ngjarjen, një javë më parë, autoritetet amerikane arrestuan Anthony Valentini 35 vjeç.

Ky i fundit qëlloi me armë në drejtim të 23-vjeçarit Frashëri, por plumbat nuk e prekën. Ajo që i shkaktoi vdekjen të riut nga Shqipëria, ka qenë goditja me thikë nga Eric Cruz. Hetuesit dyshojnë se Grei Frashëri u vra pas një debati me dy të dyshuarit për çështje që lidhen me marijuanën.

Sipas burimeve të policisë, shqiptari kishte filluar të punonte për një tregtar droge, që është rival me personin për të cilin punonte fillimisht. Grei Frashëri jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej moshës 3-vjeçare dhe punonte në një kompani që instalonte kamera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.