AKTUALITET

Arrestohet drejtori i Hipotekës Shkodër, abuzoi me detyrën

16:59 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtor i Hipotekës, së Shkodrës  Zamir Leka, është arrestuar ditën e sotme nga policia. Mësohet se Leka është arrestuar teksa ndodhej në punë në zyrat e Hipotekës së Shkodrës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e shoqëruar në komisariatin e policisë vendore.




Arrestimi i tij u bë pas dhënies së urdhrit të prokurorisë së këtij qyteti. Leka akuzohet për çështje korruptive gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Shkodrës.

Ai u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës, gjatë kësaj kohe dyshohet se kryer afera korruptive duke abuzuar me detyrën. Sëbashku me drejtorin e Hipotekës është arrestuar edhe Frida Mirashi, punonjëse e hipotekës së Shkodrës.

Kujtojmë që pak ditë më parë prokuroria lëshoi urdhër ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj, ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar çertefikatën e pronësisë.

Gjykata e Shkodrës i la në “arrest me burg” ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi ndërsa dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ndoc Taraj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.