BOTA

Asambleja e OKB-së, kryeministrja e  Zelandës së Re merr me vete vajzën 3-muajshe

15:06 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja e Zelandës së Re, e cila u bë nënë gjatë qëndrimit në detyrë, e ka marrë me vete vajzën e saj tre muajshe në sallën e kuvendit të OKB-së.




Jacinda Ardern, 38 vjeç, është  liderja e dytë në botë që bëhet prind është në detyrë.

I pari ishte i ndjeri Benazir Bhutto, i cili ishte kryeministër i Pakistanit kur bashkëshortja e tij solli në jetën vajzën në vitin 1990.

Kryeministrja u fotografua duke puthur dhe tundur vajzën në sallën kryesore të asamblesë, së bashku me partnerin Clarke Gayford, gjatë takimit të njohur si Samiti i Paqes i Nelson Mandelës.

Ardern u kthye në detyrë muajin e kaluar, pas gjashtë javësh me leje lindje. Ajo kishte njoftuar se do të udhëtonin si familje në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, ku ajo do të drejtojë Asamblenë e Përgjithshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.