AKTUALITET

Çështja “Shullazi”, dështon sërish pretenca. Prokuroria: E qëllimshme!

09:42 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka dështuar sërish pretenca ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, të përbërë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi,  ndërsa është shtyrë për më datë 2 tetor.




Ndërkohë, mësohet se në seancë mungonin të gjithë të pandehurit, si dhe një nga avokatët. Blerim Shullazi ka kërkuar që ta përfaqësojë avokati Aldo Tabaku, por vetë ky i fundit ka kërkuar shtyrje të pretencës për probleme personale.

Avokatët e kanë justifikuar kërkesën për shtyrje të kolegut të tyre Aldo Tabakut si humane.

Nga ana tjetër, Prokuroria e ka quajtur një gjë të tillë të qëllimshme.

Ndërkaq, trupa e prokurorëve përbëhet nga; Donika Prela, që është drejtuesja e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani.

Muçi dhe Osmani janë emrat e rinj të dy prokurorëve që marrin përsipër këtë çështje.

“Blindohet” Gjykata e Krimeve të Rënda

Gazeta Shqiptare mëson se e gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 9:00 ndërsa shteti përfaqësohet nga një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, në krye të të cilëve është vetë drejtuesja Donika Prela. Gjithashtu është edhe zëvendësi i saj, Gentian Osmani. Ndërsa emrat e dy prokurorëve të tjerë pritet të bëhen publikë në nisje të seancës.
Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Kujtojmë këtu se për këtë çështje një ditë më parë reagoi edhe ambasada Amerikane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.