SPORT

Dyshime për transferimet e lojtarëve, UEFA nis hetimet ndaj PSG-së

15:04 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Paris Saint Germain fillon të dridhet përsëri! UEFA vendosi të rihapë dosjet e disa klubeve që kanë thyer rregullin e “Fair Play”-t financiar, e sigurisht mes tyre figuron edhe ajo e klubit francez.




Hetimi në lidhje me këtë çështje, që u mbyll gjatë muajve të verës, ka pasur zhvillime të reja. Më 13 qershor, UEFA vendosi që të mos e sanksionojë klubin kampion të Francës, por tani çështja është dërguar në Komisionin hetimor që do të bëjë verifikime të mëtejshme të bilancit të parizienëve.

Pika kyçe e këtij hetimi duket se do të jetë më shumë transaksioni për marrjen e Mbappe, sesa ai për Neymar. Në rastin e brazilianit dihen të gjitha shifrat e transferimit, ndërkohë që ato për francezin nuk janë shumë të qarta për drejtuesit e qeverisë së futbollit europian.

Mbappe u transferua te Paris Saint Germain nga Monaco, në formë huazimi me detyrim blerjeje për shifrën e 180 milionë eurove. Vlen të kujtohet se, sipas rregullit të “Fair Play”-t financiar, asnjë klub që merr pjesë në kompeticionet e UEFA nuk duhet të shpenzojë më shumë parà nga sa përfiton nga aktivitetet e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.