BOTA

Erdogan në OKB: Bota duhet të mbrojë Jerusalemin

18:08 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB të martën se Turqia vazhdon të qëndrojë me palestinezët e shtypur, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbrojnë statusin ligjor dhe historik të Jerusalemit.




Kjo është vizita e parë e Erdogan në SHBA që pas tensioneve mes dy aleatëve
të NATO-s mbi një numër çështjesh, duke përfshirë ndalimin e pastorit amerikan Andreë Brunson.

Erdogan pritet të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare që të ndajë përgjegjësinë për refugjatët sirianë, thanë mediat lokale gjatë fundjavës.

Turqia pret 3.56 milionë refugjatë sirianë, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e vendit.

“Asnjë vend tjetër nuk ka marrë përgjegjësi sa Turqia për krizën në Siri që në nisje të saj shtatë vjet më parë”, tha Erdogan në Ankara të dielën përpara nisjes së tij në Nju Jork, njoftoi agjensia e lajmeve Anadolu.

“Asnjë vend tjetër nuk pagoi të njëjtin çmim si ne” shtoi Erdogan.

Erdogan tha gjithashtu të dielën se ai do të trajtojë “krizat humanitare”, veçanërisht në Siri. Më parë këtë muaj, Rusia dhe Turqia ranë dakord të krijojnë një zonë tampon të çmilitarizuar deri në mes të tetorit në Idlib, bastioni i fundit i rebelëve të opozitës.

Një betejë mbi Idlibin mund të çojë në evakuimin e rreth 3 milion civilëve drejt veriut të Turqisë dhe Ankaraja në mënyrë të përsëritur ëhstë shprehur kundër përshkallëzimit të konfliktit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.