AKTUALITET

Grabitja e furgonit në Vlorë, kapen dy prej autorëve. Në kërkim i treti

09:30 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë arrestuar në një kohë mjaft të shkurtër dy nga tre autorët e dyshuar për grabitjen e ndodhur sot në mëngjes në Vlorë.




Nga sa bëhet e ditur në kodrat e Panajasë policia ka kapur njërin prej autorëve.

Gjithashtu, uniformat blu kanë sekuestruar dy armë zjarri kallashnikovë dhe mjetin me të cilin u larguan autorët.

Po punohet për kapjen e autorit të tretë të grabitjes në Vlorë.

NGJARJA

Një furgon i linjës Itali-Shqipëri ka rënë “pre” e grabitësve mëngjesin e sotëm. Nga sa mësohet, tre persona të armatosur dhe maskuar i kanë zënë pritë furgonit që bëhet e ditur se i përkiste një agjencie turistike.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Flamurtari”, në këtë qytet, ndërsa mësohet se personat kanë marrë një çantë që mendohet se ka pasur 10 mijë euro.

Policia po punon për identifikimin


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.