SPORT

Grima në “arrest me burg”, FSHF e pezullon nga detyra

12:00 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën “arrest me burg” për Armir Grimën, trajnerin e Kombëtares së futbollit të femrave, ka lëvizur edhe FSHF, duke e pezulluar atë nga detyra deri në përfundimin e hetimeve. Lajmi është bërë i ditur për “Vipsport.al” nga zyrtarë të FSHF-së. Kjo e fundit i doli në mbështetje Armir Grimës, pasi u mësua lajmi se ai ishte arrestuar dhe ishte akuzuar për trukim ndeshjesh, ndërsa dje ka ndryshuar qëndrim dhe është detyruar të marrë masën e pezullimit për të.




Armir Grima ka qenë trajneri i Kombëtares së femrave në futboll, por edhe drejtues i stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër. Tani FSHF-së i duhet të gjejë drejtues të tjerë për të drejtuar Kombëtaren e femrave, pasi procesi gjyqësor nuk dihet sa do të zgjasë. Ajo që bën përshtypje në lidhje me vendimin e FSHF-së është se Grima është pezulluar përkohësisht dhe jo shkarkuar, siç duhej vepruar në një rast të tillë nga një Federatë normale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.