SPORT

Ish-lojtari i Palermos tërbon italianët: Kultivoj hashash, s’më merr malli për futbollin

15:12 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kultivoj hashash, s’më merr malli për futbollin”. Kjo deklaratë e bërë nga ish-mesfushori i Palermos  Mark Breshiano ka tërbuar italianë. Në një rrëfim special për sbs.com, australiani, i cili u aktivizua për plot 12 vite në futbollin italian ka treguar se nuk e merr malli për futbollin, pasi tani po merret me kultivimin e hashashit.




Breshiano jeton në Melburn me gruan dhe 2 vajzat e tij të lindura në Palermo, ndërsa ka qenë protagonist edhe në Kupën e Botës të vitit 2006 duke bërë një paraqitje dinjitoze me kombëtaren e tij.

“Më mungon topi, që në Itali konsiderohet si fe, jo futbolli, për të cilin kam humbur pasionin dhe jam vetëm një spektator. Momentalisht po investon në pasuri të patundshme dhe merrem me kultivimin e hashashit. Tani për tani, unë po studioj me një partner që punon për prodhimin e dograve me bazë marihuanën.

Kompania e quajtur Greenhope, ka identifikuar tokën dhe ka fituar licenca, rruga për të marrë drogë në bazë të kanabisit është ende e gjatë. Tani për tani, do të shkojmë në Kanada dhe në SHBA për të studiuar. Edhe në Europë, ka  ekspertë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.