AKTUALITET

Kompensimi i pronave, dalin emrat e përfituesve për vitet 1993-2013

09:00 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Publikohet lista e emrave të pronarëve për vendimet e viteve 1993- 2013, të cilat janë për kompensim financiar. “Gazeta Shqiptare” boton emrat e pronarëve që do të futen zyrtarisht për kompensim financiar ose fizik në regjistrin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Lista së bashku me vlerësimin financiar për 140 dosje është publikuar në Fletoren Zyrtare, pas aprovimit që është bërë nga komisioni i shqyrtimit të dosjeve në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Me zbardhjen e këtyre emrave, tashmë përmbyllen të gjitha vlerësimet, afati i të cilave ishte caktuar deri në mars të vitit 2019.




Kompensimi
Sipas ligjit të ri, pronarët që kanë emrin më poshtë nuk do ta tërheqin kompensimin financiar menjëherë, por do të presin në një fazë tjetër, e cila do të njoftohet zyrtarisht nga ATP. Në rast se ata nuk pranojnë, ose nuk janë të kënaqur me vlerën, ata kanë të drejtën e ankimimit brenda një afati 30-ditor, duke nisur nga sot. Megjithatë, ligji i ri ka një formulë për llogaritjen e shumës së kompensimit, sikurse ka edhe disa skema të tjera kompensimi. Kështu, në rast se institucioni merr vendim për njohje dhe kompensim fizik në pronën e subjektit, prona vlerësohet në 4 mënyra. Prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit. Së dyti, prona e kthyer vlerësohet sipas zërit kadastral aktual të saj dhe sipas zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit, duke llogaritur diferencën e vlerës, që do të rezultojë nga ndryshimi i zërit kadastral. Kur nga vlerësimi rezulton se subjekti përfiton një pronë që ka vlerë më të lartë sesa prona që ka pasur në momentin e shpronësimit, atëherë subjektit i kompensohet fizikisht sipërfaqja që i korrespondon vlerësimit dhe pjesa tjetër e pronës kalon në fondin e tokës me vendim të ATP-së. Pozicionimi i pronës pas vlerësimit do të kryhet nga grupi i punës.

Pagesa e përshpejtuar
Pronarët mund të aplikojnë për të përfituar nga skema e pagesës së përshpejtuar. Pronarët mund të përfitojnë edhe pagesa të përshpejtuara. Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtuara. Pagesë brenda një viti, brenda tri vitesh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar, të gjitha subjektet kërkuese, të cilat shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime.

 

Listën e plotë me emrat e fituesve e gjeni në numrin e sotëm të Gazeta Shqiptare, në çdo pikë të shitjeve të gazetave


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Thjesht vijim i grabitjes 25 vjecare te prones se tjetrit. 1 m2 kompensohet me 1 gote uje. Dhe me nje cfilitje fizike dhe psiqike burokratike per dokumente te kushtueshme qe disponohen ne dosjet e ATP se ose mund te terhiqen direkt prej saj nga institucionet shtetrore dhe locale…Kjo metode minon platformen e Rilindjes dhe e ben njesoj pergjegjese me pushtetin grabitqar te PD se. Na prit Evrope…Kemi arritje te medha me pronen….Po cudi Brukseli pse nuk e ze kurre ne goje kete gje….Been perjashtim Shqiperia nga parimi I shenjerise se prones….Apo do te shenjterohet ajo qe u grabit…

    Përgjigju ↓