Dy nga themeluesit e Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger do të largohen nga kompania. Systrom, deri tani shef ekzekutiv i aplikacionit ka thënë se ata do të largohen për të “zbuluar kreativitetin tonë”.
Instagam, aplikacion që është blerë nga Facebook më 2012 në vlerë të 1 miliard dollarëve, tani ka më shumë se 1 miliard përdorues.
Njoftimi për largimin e tyre ka ardhur në kohën e raportimeve për marrëdhënie të tensionuara në mes të tyre dhe drejtuesëve të Facebook.
“Tani jemi gati për kapitullin e ri”, ka thënë Systrom në një deklaratë.
“Ndërtimi i gjërave të reja, nënkupton që ne duhet të largohemi, të kuptojmë se çfarë na inspiron dhe të kthejmë me atë që ka nevojë bota, kjo është ajo që planifikojmë të bëjmë”.
Ndërkohë, themeluesi i kompanisë, Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë në një deklaratë se Instagrami ka reflektuar mënyrën se si themeluesit e këtij aplikacioni kanë “kombinuar talente kreative”.