Kosova

Njihuni me gruan e presidentit të Kosovës

13:11 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në një vizitë zyrtare në New York. Në profilin e tij në rrjetin social Instagram, ai na ka njohur me takimin me presidentin e Kiribatit, Taneti Maamu, si edhe pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.




Por, jo vetëm. Presidenti Thaçi na ka njohur edhe me bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë të Kosovës, e cila e shoqëron në këtë vizitë.

Lumnije Thaçi, ose siç presidenti e thërret Lume, na ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj. Besnike e fustanit të zi klasik si edhe këpucë të zeza, Zonja e Parë shfaqet plot sharm, teksa ecën krah bashkëshortit të saj.

Ndryshe nga bashkëshortja e Kryeministrit Ramush Haradinaj, Zonja e Parë ka zgjedhur një profil jo shumë publik.

Ajo është e specializuar në fushën e ekonomisë dhe është pedagoge në fakultetin e Inxhinierisë Mekanike  dhe Kompjuterike të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Prej 21 vitesh ata janë të martuar si edhe kanë një djalë, Endritin, 19 vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.