SPORT

“Pogba nuk do të jetë asnjëherë kapiten”

21:19 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pol Pogba është informuar nga Zhose Murinjo se nuk do të jetë më kapiten i Djajve të Kuq për aq kohë që trajneri portugez do të jetë menaxher në “Old Trafford”, njoftoi e përditshmja angleze “The Times” ndërkohë që tensioni nuk pushon së rrituri mes kampionit francez të botës dhe trajnerit të tij.




Sipas “Times”, “Murinjo informoi sot Pogban, para shokëve të ekpit, se lojtari 25 vjeç nuk përfaqëson çfarë është një kapiten dhe se Mançesteri është më i madh se çdo lojtar”.

Pogba, kishte bërë dje një kritikë të ashpër kundër taktikës mbrojtëse të Mançester Junajtid, që u ndal në barazim nga Ulverhamton (1-1) të shtunën, duke vlerësuar se “Djajtë e Kuq duhet të luajnë për të sulmuar”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.