AKTUALITET

Tentoi t’i djegë shtëpinë 30-vjeçarit, arrestohet i riu  

14:23 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit, pasi ka tentuar të djegë shtëpinë e një shtetasi mbrëmjen e së hënës pas një konflikti mes dy personave për motive të dobëta.




Kështu uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar Xhevahir Balën, i cili shkoi me benzinë tek banesa e shtetasit F.S., 30 vjeç, dhe e spërkati me lëndën djegëse, duke i vënë më pas flakën derës hyrëse. Nga sa mësohet, nga rënia e zjarrit nuk ka pasur dëme as në njerëz dhe as në sende materiale.

Bala tentoi të largohej nga vendngjarja por u arrit të identifikohej dhe arrestohej nga policia, si autori i dyshuar i zjarrvënies.

NJOFTIMI I POLICISË

Tenton që t’i djegë shtëpinë një shtetasi me lëndë djegëse, më pas largohet nga vendi i ngjarjes

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve hetimore të kryera nga ana e policisë u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies. U arrestua në flagrancë shtetasi:

Xh.B, 27 vjeç, banues në Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas gjatë orëve të natës të datës 24.09.2018, ka shkuar tek banesa e shtetasit F.S., 30 vjeç, banues në Klos, dhe me benzinë, ka spërkatur dhe i ka vënë zjarrin derës hyrëse të banesës së tij.

Nga veprimet e kryera ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy personave për motive të dobëta.

Nga rënia e zjarrit nuk ka patur dëme as në njerëz dhe as në sende materiale.

Materialet proceduariale do të referohen në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151/3 e 22 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.