BOTA

Trump në OKB: Gati sanksionet shtesë ndaj Iranit

18:52 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fjalimin e tij të shumëpritur në OKB, Donald Trump e ktheu në një sulm ndaj lidershipit iranian duke e akuzuar se po mbjell “kaos, vdekje dhe shkatërrim” në mbarë Lindjen e Mesme.




“Shtetet e Bashkuara kanë nisur një fushatë presioni ekonomik për t’i mohuar këtij regjimi fondet e nevojitur që të çojë përpara axhenden e tij gjakatare. Sanksione shtese do të nisin muajt e ardhshëm; bota duhet të sigurohet që sponsori kryesor i terrorizmit të mos zotërojë armët më të rrezikshme që ekzistojnë”, tha Trump.

Me këtë argument dhe pohimet se udhëheqësit iraniane po grabisin pasurinë e kombit të vet, presidenti amerikan justifikoi tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me republikën islamike, ndërsa u mburr se administrata e tij ka arritur më shumë se pothuajse “kushdo tjetër” në historinë e Amerikës.

Këto fjalë u pritën me të qeshura, por trupi iu përgjigj në të njëjtën mënyrë duke thënë: “nuk e prisja këtë lloj reagimi“.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.