AKTUALITET

Zjarr në një pallat në Tiranë, ja kush është 60-vjeçari që humbi jetën si pasojë e flakëve

08:23 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një apartament është përfshirë nga zjarri e për pasojë një person ka humbur jetën. Gazeta Shqiptare mëson se rreth orës 04:40, afër shkollës “Besnik Sykja”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një apartamenti.




Ndërkaq, me t’u njoftuar policia e zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe kanë bërë evakuimin e banorëve. Në këtë apartament ndodhej dhe një invalid 60-vjeçari i identifikuar si Lulëzim Canaj , ku nga kërkimet e kryera nga  shërbimet e policisë dhe zjarrfikësve është gjetur pa shenja jete.

Nga sa mësohet, flakët kanë nisur nga banesa e tij. 60-vjeçari jetonte i vetëm dhe vuante nga një sëmundje e rëndë, e për shkak të mjekimeve kishte pamundësi fizike për të lëvizur.

Policia u ka dhënë ndihmë dy personave të këtij pallati, pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Policia ka bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri.

Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.