EKONOMI

Biznesi, të dhënat dhe dokumentet që duhet të mbajë

16:25 - 26.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar dje informacionin mbi mënyrën se si një biznes i vogël duhet të ruajë të dhënat dhe të mbajë dokumentet. Personi i tatueshëm, subjekt i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël dhe i Tatimit mbi të Ardhurat, kur kryen një furnizim mallrash apo shërbimesh, në momentin e furnizimit është i detyruar të lëshojë faturë të thjeshtë tatimore në lidhje me atë furnizim për çdo person të tatueshëm, që merr furnizimin, përveç rasteve kur në bazë të legjislacionit tatimor në fuqi është person i tatueshëm i TVSH-së dhe është i detyruar të lëshojë faturë me TVSH.




Sipas njoftimit, forma dhe përmbajtja e faturës së thjeshtë tatimore është përcaktuar në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar dhe në udhëzimin në zbatim të këtij ligji “Për Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël”. Për blerësin, person i tatueshëm, subjekt i çfarëdolloj tatimi, kjo faturë shërben si dokument justifikues për shpenzimet e zbritshme të biznesit. Forma dhe përmbajtja e faturës së thjeshtë tatimore është përcaktuar në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” dhe në udhëzimin në zbatim të këtij ligji. Personi i tatueshëm, tatimpagues i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël është i detyruar të lëshojë faturë të thjeshtë tatimore edhe për çdo furnizim mallrash e shërbimesh të kryer për organizatat jofitimprurëse, fondacionet, njësitë e zbatimit të projekteve, entet publike kombëtare e vendore, organizatat politike dhe organet e tjera të ngjashme me to, që kryejnë veprimtari të ndryshme. Gjithashtu, personi i tatueshëm shitës me pakicë, tatimpagues i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin e biznesit të vogël, për çdo shitje në njësitë e shitjes me pakicë, të kryer për individë konsumatorë finalë është i detyruar të lëshojë kupon tatimor me pajisje fiskale dhe në mungesë të saj, dëftesë tatimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.