EKONOMI

Shqipëria humbet 2 pozicione në indeksin global

14:45 - 26.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria ka humbur 2 pozicione në indeksin global të lirisë ekonomi-ke, të publikuar çdo vit nga instituti prestigjioz “Fraser”, ndër më të specializuarit në nivel global për lirinë ekonomike. Këtë vit Shqipëria renditet e 34-ta, ndër 162 vende të botës, nga vendi i 32-të i vitit të kaluar. Pavarësisht rënies në renditje, vendi ynë vijon të mbetet i pari në rajon në këtë drejtim. Të dhënat në raport i referohen vitit 2016.




Pikëzimi ndërkohë është i njëjtë me atë të raportit të kaluar, çka do të thotë se Shqipëria ka humbur vende vetëm si pasojë e përmirësimit më të madh të shteteve të tjera. Indeksi i përgjithshëm përllogaritet mbi bazën e 5 kritereve, ai që shënon performancën më të mirë është nënindikatori i qëndrueshmërisë së parasë.

Monedha vendëse duket se është e mbrojtur nga rreziqet e jashtme dhe ato të brendshme çka është në favor të një lirie më të madhe ekonomike. Nënindikatori me performancën më të dobët ndërkohë, është ai i sistemit ligjor dhe të drejtës së pronës. Në këtë drejtim, Shqipëria lë shumë për të dëshiruar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.