Kosova

Kryeministrja serbe: Prishtina të respektojë marrëveshjet

15:40 - 28.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çështja e Kosovës zuri vendin kryesor në fjalimin e kryeministres serbe, Ana Brnabiç, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Shefja e qeverisë së Beogradit e konsideroi të pashpresë dialogun me Prishtinën, por shprehu angazhimin për t’a përmbyllur atë me sukses për të vendosur një herë e mirë paqen në rajon.




“Pavarësisht se është një dialog ndonjëherë i pashpresë dhe i shfrenuar me Prishtinën, ne do të mbetemi të përkushtuar për të gjetur një kompromis për të garantuar zgjidhje të qëndrueshme për paqen, progresin dhe një të ardhme të ndritur për popujt e rajonit”.

Brnabiç kritikoi autoritetet kosovare se nuk po i përmbahen marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërsa shprehu këmbënguljen për krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe.

“Ne do të këmbëngulim për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe, por ne do të vazhdojmë të jemi tolerantë dhe të durueshëm.”

Kryeministrja kërkoi gjithashtu ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për të përmbyllur me një marrëveshje paqeje dialogu me Kosovën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.