Show-Bizz

Sezoni i ri, kush janë prezantueset që ngelën jashtë ekranit

15:00 - 28.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Sezoni i ri televiziv ka nisur tanimë dhe janë konfirmuar lëvizjet, ikjet dhe prurjet e reja. Janë bërë me dije shumica e emisioneve dhe protagonistët, por ka edhe disa emra të njohur moderatorësh që kanë mbetur ende pa asnjë projekt televiziv.




Marina Vjollca

Më e përfolura e momentit është Marina Vjollca. Prezantuesja që ka realizuar një sezon të spektaklit “C’est la vie” në Tv Klan, ndonëse bëri shumë bujë me largimin nga “Top Channel”, televizion ku ajo filloi karrierën, nuk dihet çfarë projekti do ketë këtë sezon. Duke qenë se akoma nuk ka një angazhim të vetin në televizion moderatorja së bashku me Getoarin nuk i kanë mbyllur ende pushimet. Ata janë duke lëvizur në vende më piktoreske të botës. Vjollca ka qenë në Kuba, Miami, Las Vegas. Aktualisht po shijon ditët e relaksit në Bahamas nga ku ndanë çdo ditë imazhe në rrjetet sociale.

Arjola Shehu

Arjola Shehu mesa duket ua ka marrë dorën lëvizjeve. Ish-prezantuesja e InTV drejtoi për një sezon emisionin e drekës në Tv Klan “Kush vjen për drekë”, një show ky argëtues në gatim, por jo vetëm mes VIP-ave. Shehu ishte, gjithashtu, prezantuese krah Arditit dhe Nevina Shtyllës tek në festivalin “Kënga Magjike”. Mirëpo Arjola nuk shihet gjëkundi këtë sezon. Vizita e saj në Top Channel u përkthye në media si një lëvizje, por deri më tani moderatorja nuk ka konfirmuar asgjë. Ajo që dihet është se orari i transmetimit që Shehu kishte në Klan, i është besuar dy shefave të njohur Alfio Rrotani dhe Indrit Çela. Mesa kemi mësuar, tematika e emisionit do të jetë pak a shumë e njëjtë ku në thelb do të jetë gatimi, ndonëse shefat do të kenë veçoritë e tyre.

Fjoralba Ponari

Para pak kohësh u konfirmua se “Procesi Sportiv” në këtë sezon të ri televiziv Edi Manushi do të ishte mes dy bukurosheve, Fjoralba Ponari dhe Nevina Shtyllës. Mirëpo mesa duket ky lajm nuk ishte i vërtetë pasi Fjoralba nuk do të jetë prezantuese në “Procesin sportiv”. Edi Manushi do e drejtojë emisionin vetëm me Nevina Shtyllën, e cila u largua nga emisioni “Jo vetëm modë” në Tv Klan. Pas shumë thashethemeve Fjoralba vendosi që të japë disa detaje për emisionin në të cilin do të shfaqej. Nëpërmjet në videoje të shpërndarë në llogarinë e saj në rrjetet sociale u la të kuptohej se Ponari do të ‘The voice kids’, duke lënë të kuptohet se do të jetë në një emision që ka lidhje me fëmijët dhe muzikën. Sa i përket pyetjes se kur do shfaqet në ekran, moderatorja është përgjigjur: “Është zyrtare! Javën e fundit të tetorit!”.

Jona Spahiu

Pak ditë më parë pritjes së ëmbël të Jona Spahiut i erdhi fundi. Moderatorja e njohur solli në jetë një djalë që u quajt Raiden. Ndjesia e të qenit nënë mesa duket do e mbajë larg shfaqjes në ekran. Jona është bërë mjaft e dashur për publikun, që kur prezantonte emisionin “Select” në Top Channel, për të vazhduar me emisionin “Pa Filter”, ku intervistonte personazhe të njohura. Moderatorja nuk ka pohuar asgjë në lidhje me daljen e saj në ekran këtë sezon. Ndoshta është një vendim personal që t’i përkushtohet më shumë familjes dhe vogëlushit që sapo ka ardhur në jetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.