Rajoni

Cikloni “Zorba”, pamje apokaliptike nga Greqia

11:18 - 30.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Greqia vijnë pamje apokaliptike, pasi cikloni “Zorba” po shfryn gjithë fuqinë e tij. Nga mediat helene flitet për disa të zhdukur, sidomos në zonat më problematike të goditura nga cikloni si: Korinthia, Argolis, Halkida, Mantoudi, Prokopi etj..




Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, një burrë në Evia si dhe një tjetër në Skiathos. Në komunën Matoudi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shumta. Uji ka bllokuar rrugët dhe ka hyrë në katet e para të shtëpive dhe dyqaneve. Shumë drejtues mjetesh kishin mbetur të bllokuar brenda automjeteve të tyre.

Në ndihmë u shkuan ekipet e emergjencës. Kulmin e vet cikloni e arriti rreth orës 02:00 të natës sipas orës lokale, kur lumenjtë u frynë dhe vërshuan nëpër rrugët e qyteteve.

greqia 1 greqia 2 greqia 3 greqia 4 greqia 5 greqia 6
<
>

Për t’i shpëtuar zemërimit të natyrës, banorët u ngjitën në tarracat e pallateve dhe banesave të tyre. Madje edhe zjarrfikësit u përmbytën, pasi ujërat vërshuan në zyrë e Brigadës së Zjarrfikësve në komunën Mantoudi. Cikloni “Zorbas” tashmë është duke u larguar, por pas ka lënë shkatërrim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.