Kryesore

Përfundon referendumi në Maqedoni, dalje e ulët e votuesve

19:40 - 30.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 18.30 në referendumin për marrëveshjen me Greqinë për cështjen e emrit kanë votuar 34.09 për qind e trupit të përgjithshëm votues.




Rezultatet e plota mbi daljen në votime dhe rezulatin do të jepen pas përpunimit të plotë të të dhlnave nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve.

Komisioni për shqyrtimin e parregullsive në referendum ka pranuar 10 denoncime për parregullsi në procesin e votimit.

Sipas kreut të Komisionit, prokurorit, Xhelal Bajrami parregullsitë e paraqitura kanë të bëjnë me fotografimin e personave që kanë votuar, fotografimin e vendvotimeve dhe presione ndaj votuesve.

Rasti më i rëndë është regjistruar në Shkup ku një person ka penguar 3 policë në kryerjen e detyrës.

“Presim që policia të dorëzojë dokumentet në Prokurori dhe personi do të ndiqet për vepër penale”, tha prokurori Xhelal Bajrami.

Rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote janë ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.

Zaev: Sot festë e vërtetë, pres konfirmimin e politikës euroatlantike

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas votimit në referendumin e së dielës, ka shprehur besimin e plotë se votimi do të jetë i suksesshëm dhe se me këtë do të plotësohet dëshira e qytetarëve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.