Intervista

Kim Drasa: Shkaktarët e çrregullimeve seksuale te femrat

16:15 - 01.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Kur njëri nga partnerët seksualë ka ulje dhe çrregullime të funksionit seksual, do të ndikojë patjetër negativisht edhe tek partneri/ja. Ky është konkluzioni kryesor i studimit të paraqitur në Las Vegas nga prof. dr. Kim Drasa. Ky i fundit prej kohësh paraqet studime dhe metoda mjekimi për të ruajtur lidhjen intime të familjeve të shëndosha moralisht, të cilat nuk kanë tradhti bashkëshortore. Në studimin në Massachusetts, 52% e burrave, nga mosha 40-70 vjeç, kishin pasur ED. Në studimin në komunitetin në Boston, prevalenca ishte 22% në meshkujt e moshës 30-70 vjeç. Në studimin tonë, 17.5% e pacientëve kishin ED në stadin e moderuar deri tek e mesme.




Si paraqiten shifrat e problemeve seksuale te femrat?
Problemet komplekse të funksionimit normal të seksualitetit femëror, kanë qenë dhe janë aktualisht një temë e një interesi dhe debati shumë të madh shkencor. Jo vetëm se ka vështirësi në lidhje për të kuptuar qartë sesi funksionon seksualiteti femëror dhe si përgjigjet femra, por, gjithashtu, sepse ka një prevalencë të lartë botërore (40%-50%), pra shumë më të lartë se problemet e seksualitetit mashkullor, I cili kap shifren 20-30%, të meshkujve, në të gjithë botën. Kjo shifër e lartë në seksin femëror është veçanërisht më e lartë, në periudhën peri-menopauze dhe pas -menopauzës. Në Shqipëri, në bazë të studimit tonë, kjo sindromë (FSD) prek rreth 47% të femrave.

Cilët janë disa prej shkaktarëve të këtij deficiti seksual femëror?
Deficitet e seksualiteti femëror (FSD), mund të shkaktohen nga çrregullime organike, veçanërisht ato sëmundje, të cilat prekin nervat që marrin pjesë në funksionimin normal seksual. Shkaktari më i zakonshëm i këtyre çrregullimeve seksuale është diabeti. Shkaktar tjetër serioz janë çrregullimet persistente të Arousal Genital (zgjimi seksual). Kjo është rrallë e dukshme te gratë, të cilat nuk kanë eksitime seksuale, gjatë gjumit. Kjo ndjesi në gjumë nuk përfundon në orgazmë dhe përcaktohen si ndjesi të bezdisshme, të padëshirueshme, shkatërruese.

A ka një trajtim medikamentoz për këto gra që vuajnë nga çrregullime të tilla?
Leiblum dhe Nathan (2001) ishin të parët, që dhanë një përcaktim përfundimtar të kësaj patologjie të quajtur “Syndromi i çrregullimeve persistente të zgjimit seksual” (PGAD). Këta përcaktuan pesë variante grash, të cilat vuajnë nga ky sindrom. Kërkimet mbi trajtimin e këtyre çrregullimeve seksuale femërore (FSD), kanë qenë të ngadalshme, në fushën e trajtimeve farmaceutike (nuk kanë zbuluar medikamente speciale për gratë, si kanë bërë për burrat. Përmenda këta dy grupe se koha e viagrës dhe levitres ka përfunduar. FSD (ccregullimet seksuale femërore), me ose pa distress (shkatërrim) seksual ka prevalencë të lartë dhe prek 41-47% të grave, në të gjithë popullsinë botërore.

Cilat janë simptomat kryesore të problemeve seksuale te femrat?
Problemet seksuale te femrat përfshijnë subtype madhore, të specifikuara si probleme në: dëshirën seksuale, zgjimin seksual *arousal*, orgazëm, dhimbja në organet seksuale. Funksionimi seksual femëror mund të influencohet nga faktorë të shumtë dhe të ndryshëm në thelb: biologjike (me faktorët hormonale dhe çrregullimet pelvikë); psikoseksualë (faktorët emocional dhe afeksional); faktorë konteksual (discordancë në lidhjen në ccift, problemet shëndetsore të partnerit dhe dysfunksioni seksual).

Kur ndodh disfunksioni seksual te meshkujt?
Disfunksioni seksual tek burrat mund të jetë më shkatërrues tek të rinjtë si dhe tek parteneret e tyre kur burrat janë të vjetër në moshë. Adultët e rinj, e kanë më të pranueshme për të vepruar, për të normalizuar lidhjen intime në çift, sepse janë në pikun e produksionit seksual të tyre. Çrregullimet seksuale janë zbuluar se janë të lidhura me percepsionet negative të intimitetit në çift dhe kjo mund të jetë një faktor i panjohur, duke kontribuar drejt rritjes së prevalencës të vështirësive në çift.

Cili është lloji më i zakonshëm i këtyre çrregullimeve?
Dysfunksioni erectile (ED) është një nga çrregullimet më tepër të zakonshme te burrat. Në studimin në Massachusetts, 52% e burrave, nga mosha 40-70 vjeç, kishin patur ED. Në studimin në komunitetin në Boston, prevalenca ishte 22% në meshkujt e moshës 30-70 vjeç. Në studimin tonë, 17.5% e pacientëve kishin ED në stadin e moderuar deri tek e mesme. Disa studime epidemiologjike si dhe studimi jonë ka treguar se funksionimi normal tek gratë është i ndikuar në shumë pika ku ato perceptojnë, nuhasin dysfunksionin erektil tek partenerët e tyre. Kjo duket qartë sepse në rastet kur burrat janë mjekuar për ED dhe mjekimi ka patur rezultat në përmirësimin e ED të burrave, ka ndikuar për mirë, në aspektin e gjerë të funksionimit seksual tek gratë e tyre, të cilat nuk janë mjekuar dhe ky përmirësim u pa aq mirë, në përmirësimin e cilësisë së jetës, në çift. Evidencimi i të dhënave sugjerojnë se funksioni erectile i burrave dhe funksionimi seksual femëror, janë të ndërlidhura, brenda kontekstit të çiftit.

Cilat ishin rezultatet e studimit tuaj të paraqitura në Las Vegas?
Studimi që paraqita në Las Vegas, pati qëllimin për të vlerësuar lidhjen midis funksionit seksual femëror dhe funksionit të ereksionit të partnerit të tyre. Ky studim përfshiu 359 çifte. Femrat ishin midis moshës 18-70 vjeç dhe meshkujt midis moshës 23-75 vjeç. Pyetësori femëror *FSFI* paraqiti se 39.7% (142 femra) kishin vështirësi seksuale. Pyetësori mashkullor *IIEF* paraqiti se 17.5% (63 burra) kishin dysfunksion erektil te moderuar deri tek stadi i mesëm. Burrat me çrregullime të ereksionit ishin të moshave mbi/baras 60 vjeç dhe më shumë referuan se kishin derdhje sperme të parakohshme si dhe ulje të kënaqësisë seksuale. Partneret femra të cilat kishin partnerin e tyre me problem të ED, ishin para një rreziku për të patur edhe ato çrregullime seksuale *FSD* aq sa diferenca seksuale e tyre paraqitej në këto aspekte: Arousal, Orgasm, Libido, Dhimbje Seksuale.
Konkluzioni ishte se funksioni seksual femëror ka lidhje, në raport të drejtë me funksionin seksual të ereksionit të partnerit mashkull.

Si ndikon çrregullimi seksual te partneri?
Kur njëri nga partnerët seksualë ka ulje dhe çrregullime të funksionit seksual, do të ndikojë patjetër negativisht edhe tek partneri/ja. Partnerit apo partneres nuk ju shkon mendja për të kryer marrëdhënie seksuale për kohë të gjatë duke kaluar ciklin normal, që kanë pasur deri në atë moment. Theksoj se në çdo kongres dhe në çdo libër për probleme seksuale paraqiten studime dhe metoda mjekimi për të ruajtur lidhjen intime të familjeve të shëndosha moralisht, të cilat nuk kanë tradhti bashkëshortore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.