Rajoni

Referendumi, DASH: Maqedonia meriton të jetë në NATO dhe BE

11:01 - 01.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur rezultatet e referendumit të së dielës në Maqedoni, në të cilin qytetarët i dhanë mbështetjen anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE, duke pranuar marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.




SHBA mbështet fuqishëm zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës, e cila i mundëson Maqedonisë vendin e merituar në NATO dhe BE, që do të kontribuojë për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet”, thuhet në deklaratë.

Në periudhën që pason kur Kuvendi i Maqedonisë do të nisë debatin për ndryshimet kushtetuese, u bëjmë thirrje liderëve që të ngrihen mbi politikat partiake dhe të mos e lëshojnë mundësinë historike për të siguruar të ardhmen e ndritur për vendin, si anëtare me të drejta të plotë e institucioneve perëndimore”, përfundon  deklaratën e DASH.

Gjithashtu, përmes një postimi në Twitter ka reaguar edhe eurodepiteti Eduard Kukan, i cili ka uruar Maqedoninë për rezultatet e referendumit mbi “çështjen e emrit”, si edhe për të ardhmen e vendit në NATO dhe BE.

“Unë i uroj maqedonasit për rezultatet e Referendumit mbi “çështjen e emrit” dhe të ardhmen e vendit në NATO dhe BE. Shumica dërrmuese e qytetarëve votuan, duke mbështetur marrëveshjen me Greqinë. Pavarësisht pjesëmarrjes, ne duhet ta respektojmë këtë zgjedhje dhe t’i japim Maqedonisë një shans për të përparuar në rrugën e integrimit në BE dhe NATO. Shpresoj që politikanët në Maqedoni të kuptojnë sinjalin pozitiv të dhënë nga referendumi dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të lëvizur vendin për një të ardhme më të mirë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.