Kosova

Vuçiç-Putinit: Zgjidhja për Kosovën është ende larg

14:50 - 02.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Zgjidhja për Kosovën është ende larg”. Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fillim të takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të martën në Moskë.




Vuçiç tha se situata në Ballkanin Perëndimor është komplekse dhe se Serbia duron provokime, porse “dëshiron paqe dhe stabilitet”

Ai e falënderoi Rusinë për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të Serbisë, raporton Evropa e Lirë.

Putin tha se në takim me Vuçiçin do të bisedohet për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe situatën në rajon.

Ky është takimi i dytë i Vuçiçit me Putinin këtë vit.

Vuçiç tha të hënën se do të kërkojë ndihmë nga Putini për çështjen e Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.